ShowBizzz

Olti Curri kë do te ketë në krah opinionist të dytë në “Love Island Albania”?

Jemi vetëm një ditë larg natës së prime-t të parë të Love Island Albania, i cili ka pak ditë që ka nisur duke arritur një shikueshmëri të lartë.

Kemi zbuluar konkurrentët, çiftet e para dhe vilën luksoze por kanë mbetur edhe disa detaje shumë të rëndësishme si ajo e opinionistëve, të cilët do t’i zbulojmë nesër në prime-n e parë.

Burime të GazetësExpress kanë përmendur emrin e Olti Currit por nga vet ai ose programi nuk ka pasur ende ndonjë konfirmim.

Olti ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke mos e pohuar lajmin por duke ngritur dyshime të tjera.

Ai ka përmendur emrin e Dalina Buzit si opinioniste, ndërkohë ka provokuar edhe me një veturë me tabelat ‘’jug’’.

’Unë kam dëgjuar që do të jetë Dalina Buzi’’, tha fillimisht Olti, ndërsa kanë ripostuar postimet e njëri-tjetrit.

Dalina Buzi dhe Olti Curri do të ishin dyshja fantastike për të komentuar konkurrentët. Të dy njihen për komentet ‘’e pamëshirshme’’ dhe debatet që krijojnë kudo ku janë.

Na mbetet të presim…