ShowBizzz

“OneFor”, aplikacioni që i bënë më të shpejta dhe më të lira transferimet dhe pagesat online

Vitet e fundit teknikologjia ka gjetur shprehje kudo, duke e bërë më të lehtë jetën e njerëzve anë e kënd botës. Zhvillimet teknologjike, kanë përfshirë edhe vendin tonë dhe janë mes nesh. Për ta bërë më praktike kryerjen dhe marrjen e pagesave dhe jo vetëm, ka ardh edhe në Kosovë aplikacioni “OneFor”, shkruan “Kosovarja”.

Është lansuar aplikacioni “OneFor” i cili shërben për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit, ku me këtë rast Kosova është bërë destinacioni i radhës që “OneFor” e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale.

Në eventin promovues të “OneFor”, mbajtur në Prishtinë, ishin të pranishëm figura nga skena politike, ambasador, biznesmen, gazetar dhe personazhe nga jeta publike.

Biznesmeni i madh shqiptar, Lazim Destani, për “Kosovaren”, shprehu entuziazmin e tij për lansimin e këtij aplikacioni inovativ, modern, të thjeshtë e të shpejtë, duke thënë se ndonëse Kosova ende nuk është në Evropë, me “OneFor” po e sjellim Evropën në zemër të Kosovës.

“OneFor” shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

Ministrit i Financave, Hekuran Murati, tha se shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online.

“Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, tha ai ndër tjerash.

Ilir Aliu, drejtor menxhues i “OneFor Holding”, tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se synimi i kompanisë është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më gjerë.

“Jemi kompani e re ne Kosovë por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtet të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Në të njëjtën kohe ne jemi prezent edhe më nënte shtete jashtë EU-së. Synimi jonë është që të përfshijmë rajonin në Ballkanin por gjithashtu tutje në nivel të tjera. Jemi për shërbime digjitale financiare”.

Të shtojmë se “OneFor” është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave.

 

OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021.