Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të shpallur në kërkim gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të një plani të posaçëm kontrollesh dhe punës operative për kapjen e personave me masa sigurie apo dënime të formës së prerë.
Sipas uniformave blu, të arrestuarit akuzohen ose janë dënuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, falsifikim dokumentesh, vjedhje dhe plagosje të rëndë.
Gjatë operacionit, njërit prej të kërkuarve për trafik droge iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Personat e arrestuar
K.T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.
E.B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vite burg për “Plagosje të rëndë me dashje”.
N.M., i dënuar me 4 muaj burg për “Falsifikim dokumentesh”.
S.V., 18 vjeç, i kërkuar nga DVP Elbasan për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
K.Xh., i dënuar me 3 muaj burg për “Vjedhje”.
R.L., 26 vjeç, i dënuar për “Prishje të qetësisë publike”, me 1 muaj e 3 ditë burg të mbetura për të vuajtur.
O.N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
K.M., 29 vjeç, i kërkuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të cilit gjatë ndalimit iu sekuestrua Cannabis Sativa.
Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
