Lajme

Opozita front kundër Albin Kurtit, Limaj: Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet

Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, tha se po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se idenë e këtij fronti e ka nxjerrë para tri vitesh dhe dëshira e tij është që të ndërtohet nga të gjithë.

“Ne po punojmë, po punojmë në terren. A ka mu arritë ajo qysh kam qef me pa një front të përbashkët me partitë opozitare, mi nxjerr do tema, 3-4 tema, me pas qëndrim të pëerbashkët e koordinm të përbashkët”, tha Limaj në Pressing.

“Para tri vjet e kam nxjerr idenë e frontit”, tha Limaj. “Shumë shpejt do t’i shihni rezultatet e frontit, një front që po ndërtohet kadaldale por që ka me qenë një front”, paralajmëroi ai.

“Me plotë jemi duke biseduar”, u shpreh Limaj, kur u pyet se më kë do ta ndërtojë këtë front. “Dëshira jem është me ndërtu një front të përbashkët të gjithë”, shtoi ai.

Sipas Fatmir Limaj, kryeministri Albin Kurti është duke e shkatërruar Kosovën. “Shteti nuk është lojë futbolli, se duhet me ardhë apët na met nxjerrë prej situatës që është shkatërru shteti. Shteti nuk është lojë futbolli”, vijoi kreu i NISMA.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo