Lajme

“Opozita vazhdon takimet me lobistët serbë në SHBA” – zbulohet se me kë janë takuar Ramush Haradinaj dhe Enver Hoxhaj

Hysamedin Feraj nga VV-ja ka akuzuar opozitën për kontakte me lobistë serbë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas postimit të tij në Facebook, PDK-ja dhe AAK-ja po luajnë një lojë të dyfishtë me politikën amerikane.

Feraj thekson se Enver Hoxhaj, nga PDK, po shkëmben ide me lobistin e njohur serb Christopher Hill dhe më pas i prezanton ato në institucionet amerikane si propozime të veta.

Nga ana tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndodhet gjithashtu në SHBA, por sipas Ferajt, kontaktet e tij me lobistët serbë janë të konsumuara që më parë. 

Postim i plotë:

Opozita vazhdon tekime me lobistët serbë në SHBA:

– Nga PDK, Enver Hoxhaj këmben ide me lobistin e Serbisë, Christopher Hill, pastaj shpalos idetë “e veta” nëpër institucionet amerikane.

– Në SHBA ndodhet edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por bisedat me lobistët e Serbisë i ka të konsumuara më herët. Mbase tani do që të tregojë se nuk ka lidhje me aktivitetet e Espteinit.

Eh, ku m’je nisë moj Zanë, opozitare?

Të Ngjashme