Rreth një javë më parë, në Aeroportin e Zadarit zbarkoi ylli amerikan i televizionit Oprah Winfrey, raporton HRT.
Aeroporti sot në rrjetet sociale publikoi një fotografi me të. Nuk është e qartë nëse Oprah ishte në Kroaci për pushime apo për ndonjë arsye tjetër.
Oprah po kalon disa ditë në Venecia për Festivalin e Filmit.
Ajo ishte më parë në Dubrovnik në vitin 2018, ku erdhi me mikeshën e saj më të mirë, gazetaren Gayle King, dizajneren e modës Diane von Furstenberg dhe presidentin e nderit të shtëpisë së modës Valentino, Giancarlo Giammetti.
Fotografinë e grupit të lumtur nga Dubrovniku e publikoi edhe dizajnerja Diane von Furstenberg me komentin: “Shëtitje pasditeje në Kroaci”
Oprah fitoi famën me “Oprah Winfrey Show”, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1986.
Gjatë viteve, në emisionin e saj ka mirëpritur njerëz të zakonshëm me histori të jashtëzakonshme, si dhe shumë personalitete të njohura. Sot, ajo konsiderohet ndër njerëzit më të pasur në botë.