Sot, ka filluar numërimi së prapthi edhe në Oslo të Norvegjisë, deri më 16 shtator kur do të jepet verdikti final për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, që po mbahen në Hagë.
Sipas njoftimit, i ftuar në këtë ngjarje ka qenë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, i cili u shpreh mirënjohës për mbështetjen që po ofrohet për çlirimtarët, duke thënë se kudo po jehon zëri i shqiptarëve që Kosova po pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe.
“Ora e pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Norvegji.
Dje, është mbajtur marshi për liri në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në prag të verdiktit final në Hagë.
