Lajme

Orav e Kurti dakordohen për rifillimin e reformave për rrugën evropiane

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar Aivo Orav me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim sipas njoftimit u dakordua rifillimi i reformave për ecjen përpara të Kosovës drejt BE-së.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme