Lajme

“Ore e ke parë gabimin ti”, Meta kritikon organizatorët: O zotëri, flini gjumë në ditën më të rëndësishme

Kreu i PL, Ilir Meta është një ndër të parët që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku sot dot mbahet Konventa e PL-së.

Por sapo ka mbërritur Meta pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka nisur me kritika mbi organizimin në këtë ditë të rëndësishme të Partisë së Lirisë. Duket se Ilir Meta ka kapur një gabim të një prej punëtorëve që janë marrë me oreganizimin dhe për këtë nuk i kursen kritikat edhe pse në publik.

Meta: Hajde shpejto, shpejto

TS Poll - Loading poll ...

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.

Meta vazhdon duke përshendetur të rinjtë prezentë duke iu drejtuar si “rinia e plakur.”

Në Konventë e sotme sot do zgjidhen presidenti dhe zv.presidenti si dhe do prezantohen 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

"Ore e ke parë gabimin ti", Meta kritikon organizatorët: O