Oriola Marashi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale ashtu edhe ajo profesionale. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë në rrjetet sociale, ku një ndër fansat e ka pyetur për vendimin më të vështirë që ka marrë në jetën e saj.
Oriola ka rrëfyer për herë të parë se vështirësia më e madhe e saj ka qenë zgjedhja mes muzikës dhe modelingut.
“Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut.”, ka shkruar modelja.