Lajme

Orjola Pampuri “shigjeton” Lindita Nikollën: Ka kaluar vijën e kuqe, po shkel ligjin

Orjola Pampuri

Orjola Pampuri ka folur për kryeparlamentaren, Lindita Nikolla për të cilën ka thënë se ka kaluar vijën e kuqe. Nënkryetarja e PD-së zyrtare ka qenë e ftuar në Neës 24 në rubrikën “Çështja e Ditës”.

Ajo theksoi se kryetarja e Kuvendit po injoron kërkesat e opozitës duke njohur vetëm ato të grupit të Rithemelimit. Pampuri evidenton se kjo është një shkelje flagrante e ligjit, duke e cilësuar se Nikolla ka “kaluar vijën e kuqe”. Për moderatorin Klevin Muka, Nikolla tha:

TS Poll - Loading poll ...

“Lindita Nikolla injoron kërkesat e opozitës. Nikolla njeh kërkesat e grupit të Rithemelimit dhe nuk merr parasysh kërkesat e grupit parlamentar të PD-së. Nuk mund të merret parasysh kërkesa nga Rithemelimi. Nikolla ka kaluar vijën e kuqe, ka shkelur ligjin dhe prandaj e kemi kallëzuar në SPAK. Këtu po cenohet opozita, po cënohet e djathta.

Unë jam në PD dhe kryetar është Lulzim Basha. Gazment Bardhi jeton në një botë tjetër, unë s’jam pjesë e Rithemelimit që të mund të më shkarkojë. Nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Shkarkimi im nga Bardhi është nul. Unë dhe zoti Agalliu nuk kemi mbështetur Olta Xhaçkën, ne kemi qenë kundër amnstisë për zyrtarët e korruptuar. Bardhi po vijon me shpifje, që iu ka dalë boja”.