Dëshmitari Fadil Geci dëshmoi sot për ditën e dytë me radhë në Dhomat Speciale.
E avokati, Kadri Osaj thotë se është interesant gjykimi ndaj Gecit për një vepër penale, derisa ai nuk mendon se ka ngarkuar të dyshuarit në Gjykatën e Hagës, ngase siç tha Osaj dëshmia e tij nuk ishte konkrete.
Pra sipas avokatit, dëshmia e Fadil Gecit nuk mund të rëndojë akuzat ndaj Hashim Thaqit dhe të tjerëve.
“Është interesant gjykimi i sotëm që është për t`u befasuar qysh gjykata dhe prokuroria e jonë të hulumtohet për një vepër penal….edhe pse gjatë dëshmisë së dhënë sot nuk vërejta diçka që kishte me i ngarkuar të dyshuarit në Gjykatën e Hagës ngase dëshmia e tij nuk ishte konkrete. Pra dëshmia e Fadil Gecit nuk mund të rëndojë akuzat ndaj Hashim Thaqit dhe të tjerët assesi, përkundrazi ishte një dëshmi që shkon në favorin e tyre”, ka deklaruar avokati.
Duke folur për fazat hetimore të Gjykatës Speciale, Osaj thotë se ka disa shkelje në këtë Gjykatë ku thotë se nuk përputhet me kodin e Kushtetutës së Kosovës.
“Në rend të parë duhet të ceki se gjatë fazës hetimore janë bërë disa shkelje edhe këto shkelje, informacionet që i kemi marrë nga këto shkelje e tillë që është evidente nuk po shkon me kodin tonë si dhe me zotimet të cilat ekzistojnë me ligjin mbi Dhomat e Specializuara, ku në këtë ligj në mënyrë… thotë se nuk duhet me u shkel kapitulli dytë i Kushtetutës, nuk duhet me u shkel standardi të cilin e ka operu sistemi jonë i drejtësisë”, thotë Osaj.
I pyetur për transparencën e Gjykatës ndaj publikut, Osaj thotë se Gjykata është deshtë me qenë transparentë dhe nuk ka asgjë për të fshehur.
“Kjo Gjykatë është themelua me vënë drejtësinë edhe kjo gjykatë është deshtë me qenë transparentë nuk ka asgjë për t`u fshehur”, deklaroi Osaj./teve1.info/