Lajme

“Ose unë Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje” – Ish deputetja e VV-së i reagon ashpër Vjosa Osmanit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke kritikuar atë që e cilëson si qasje personale në raport me zhvillimet institucionale dhe politike në vend.

Kryeziu Hyseni i është referuar një deklarate të Osmanit, sipas së cilës “i keni vetëm 2 opsione: ose unë Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje”, duke e interpretuar këtë si një vendosje të interesit personal mbi stabilitetin shtetëror.

“Vjosa po thotë, i keni vetëm 2 OPSIONE. Ose unë Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje. Kjo vetëm sa e dëshmon një qasje ku znj. Osmani e vendos veten në qendër të universit. Sipas saj, duhet të vuaj i gjithë vendi nëse 80 deputetë nuk ia realizojnë dëshirën personale. Me të njëjtën logjikë që e shpërndau Kuvendin sepse nuk u bë Presidente dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vullnetin demokratik.”

Postim i plotë:

Vjosa po thotë, i keni vetëm 2 OPSIONE. Ose unë Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje.

Kjo vetëm sa e dëshmon një qasje ku znj. Osmani e vendos veten në qendër të universit.

Sipas saj, duhet të vuaj i gjithë vendi nëse 80 deputetë nuk ia realizojnë dëshirën personale. Me të njejtën logjikë që e shpërndau Kuvendin sepse nuk u bë Presidente dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vullnetin demokratik.

Zonja Osmani, populli nuk e ka hall pozitën tënde, por stabilitetin institucional, zhvillimin dhe mirëqenien e vendit. Prandaj nuk është populli ai që i nënshtrohet vullnetit tënd, je ti ajo që duhet t’i nënshtrohesh vullnetit të popullit

Të Ngjashme