Lajme

Osmani bisedë telefonike me homologun finlandez, flasin për zhvillimet politike dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun finlandez Alexander Stubb.

Osmani në një postim në X shkruan se kanë biseduar për zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin finlandez, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona.

E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Të Ngjashme