Lajme

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend, ndërsa tha se e ka falënderuar për mbështetjen që vendi i tij i jep Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.  Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./teve1.info/

Të Ngjashme