Lajme

​Osmani dhe Rutte diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.

Takimi u zhvillua në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Rutte mori detyrën e sekretarit të NATO-s më 1 tetor të këtij viti.