3
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas ftesës që ia bëri.
Abdixhiku tha se me Osmanin diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën, transmeton Klankosova.tv
“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.”
Në fund, ai tha se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.