Vetëm ueb-faqja e zyrës së presidentit të Kosovës, “president-ksgov.net”, ka mbetur si pronë e institucionit më lartë në vend, qëkur Vjosa Osmani e dorëzoi këtë post dy ditë më parë.
Ndërkohë, të gjitha të tjerat, përfshirë edhe llogarinë zyrtare në Facebook, tashmë bartin vetëm emrin e saj.
Pikërisht në ditën detyrë ia dorëzoi për ushtrim të përkohëshëm kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, Osmani ia ndërroi emërtimin faqes zyrtare në Facebook nga “Presidenca e Republikës së Kosovës” në “Zyra e Presidentes së 6-të Republikës së Kosovës”.

Foto ilustrim
Po, ashtu të gjitha kyçjet nga ueb-faqja e presidentit lidhen me llogaritë në Instagram, X dhe youtube, lidhen me llogaritë që e kanë emrin e Vjosa Osmanit.
Kjo, derisa në faqe ruhet vegëza e ueb-faqës së presidentit, si edhe kontaktet e kësaj zyreje.
Tutje, te faqja e Facebookut që tashmë i takon Osmanit, nuk gjendet asnjë fotografi e ndonjërit prej 5 paraardhësve të saj.
Derisa te Youtube që e ka “personalizuar” megjithatë ka edhe video nga aktivitetet e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
