Lajme

Osmani: Katër vjet në shërbim të qytetarëve, katër vjet për Republikën, betim i përjetshëm për Kosovën

Ishte data 4 prill e vitit 2021 kur Vjosa Osmani u zgjedh presidenten e vendit me 71 vota pro në Kuvendin e Kosovës.

E pas katër viteve në krye të shtetit ka reaguar vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Çdo ditë, para së gjithash Kosova.Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën. Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën’’, ka shkruar Osmani.

TS Poll - Loading poll ...

E sot një vit Vjosa Osmanit pritet ti përfundojë mandati.

Ditë më parë e pyetur nëse po synon ta vazhdojë mandatin dhe për katër vjet të tjera, Osmani tha se asnjë vendim i saj politik nuk është bazuar në kalkulimet se ku do të jetë ajo, por si janë interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, ishte shprehur ajo./Indeksonline/