Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.
Osmani ka thënë se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane, derisa tha se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve ndërshtetërore.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore. ”, ka shkruar Osmani.