Lajme

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Presidentja e Kosovës pas përfundimit të ceremonisë inaugurues të Bordit të Paqes të themeluar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trup, ka thënë  se Kosova ndeju peshën e garancisë amerikane.

Ajo ka falënderuar Trump për mbështetjen e dhënë.

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Trump./teve1.info/

Të Ngjashme