Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe përkrahjes së vazhdueshme.
Ajo ka theksuar se kjo ditë shërben si një kujtesë për shoqërinë që të jetë më e ndjeshme dhe më gjithëpërfshirëse ndaj fëmijëve me autizëm, duke u ofruar atyre mundësi të barabarta dhe përkrahje të vazhdueshme.
“Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka bërë thirrje për angazhim më të madh institucional dhe shoqëror në mbështetje të këtyre fëmijëve, duke theksuar se përfshirja dhe kujdesi janë thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre./teve1.info/
