Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite ajo do të ketë takim pune me homologun gjerman , Frank Walter- Steinmeier.
Osmani siç njofton Presidenca do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.
“Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve”, thuhet në komunikatë.
Osmani gjatë javës së kaluar ka qenë në ShBA si kryesuese e delegacionit të Kosovës në kuadër të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të OKB-së./teve1.info/