Profesori universitar, Artan Nimani duke komentuar deklarimet për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK ka thënë se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku e ka obligim t’ia kthej borxhin.
Sipas tij ky borxh është ngase, Vjosa Osmani e shpëtoi Abdixhikun nga shkarkimi në krye të LDK-së.
“Lumir Abdixhiku e ka obligim që t’ia kthej borxhin Vjosa Osmanit, sepse ajo e ka mbështetë për t’i mbijetuar mosbesimit në Kuvendin e LDK-së dhe hiq raportet familjare që kanë mes vete. Nuk bën diçka keq nëse kthehet në shtëpinë e vjetër, është vlerë e shtuar për LDK-në”, ka thënë Nimani në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai poashtu ka folur edhe për një ide që po qarkullon për bashkimin e një “blloku të djathë”, për të cilin ka thënë se do të ishte interesant për skenën politike.
“Në rast se do të arrihet të konsolidohet ai blloku që po i thonë i djathë mes një numri të forcave dhe znj.Osmani në të do të jetë interesant në skenën politike”, është shprehur Nimani.
Sipas tij, zgjedhjet e reja po i kërkon edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe se deklarata e tyre se nuk duan zgjedhje nuk janë të sinqerta.
