Lajme

Osmani për Milano–Cortina 2026: Kiana dhe Drini përfaqësojnë Kosovën me dinjitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se flamuri i Kosovës është valëvitur me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milani-Cortina 2026.

E para e vendit ka deklaruar se Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, janë dy skitarë që përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, ka shkruar presidentja./teve1.info/

Të Ngjashme