Lajme

Osmani përsëri në Amerikë, folëse në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave në Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.

Kjo ngjarje organizohet nga “Johns Hopkins” SAIS, të cilët edhe kanë njoftuar lidhur me eventin.

“Kemi nderin të mirëpresim Dr. Vjosa Osmani Sadriu si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si Presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, thekson njoftimi.