Lajme

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pritur sot në një takim të ngrohtë fundviti presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se dy vendet duhet të mbeten krah njëra-tjetrës në çdo hap.

Moneytizer Paragrafi 2

“Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. 🇽🇰🫶🇦🇱 Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.”, thuhet në njoftim.