Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të shtunën kanë marrë pjesë në përurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Osmani në fjalimin e saj tha se shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova po përjetësohet dhe po përurohet me 7 shtatorin historik të vendit të Kosovës.
E para e shtetit tha se sot Rugova po i kthehet Llapit në bronz, duke u bërë banorë i përhershëm i Podujevës.
“Sot Rugova po i kthehet Llapit në bronz, duke u bërë banorë i përhershëm i Podujevës. Shtatorja e presidentit Rugova po përjetësohet dhe po përurohet me 7 shtatorin historik në të njëjtën datë 34 vite më parë u miratua Kushtetuta e Kaçanikut një moment historik. Prandaj sot po nderojmë kujtimin për udhëheqësin e madhe, vizionarin e pashoq për njeriun i cili me guxim e dhembshuri e orientojë Kosovën drejt vizionit euroatlantik dhe solli vëmendjen e gjithë botës demokratike pikërisht në Kosovë. Presidenti Rugova ishte simbol i shpresës, një njeri që besonte në fuqinë e fjalës, në ditët më të errëta të historisë sonë ai qëndroi i palëkundur me vizionin e tij, pavarësi dhe asgjë më pak. Kjo shtatore është një nder për burrështetasin për krye arkitektin e shtetit tonë i cili na priu në kohën më të rënda të shtetit tonë”, deklaroi Osmani në përurimin e shtatores së ish-presidentit Rugova./teve1.info/