Lajme

Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit që la mijëra të vdekur

Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar në 3 miëj e 408, me 139 të zhdukur.

E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit.

Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, transmeton Klankosova.tv.

TS Poll - Loading poll ...

“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar e para e vendit në X.