Lajme

Osmani takohet me ambasadorin Wood, diskutojnë për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin Robert Wood, në Selinë e Misionit të Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombe të Bashkuara.

Osmani ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon.

“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/