Lajme

Osmani takohet me Macron: Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim me ndërkombëtarët

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Osmani. /teve1.info/