Lajme

Osmani takohet me përfaqësues nga Google dhe Amazon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Amerikë ka takuar lidershipin amerikan si dhe përfaqësuesit nga Google dhe Amazon.

E para e vendit ka treguar se temë diskutimi kanë qenë bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital.

Ndryshe, ata kanë diskutuar edhe për perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Amerikës.

“Bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital ishin në qendër të diskutimeve në takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon.  Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar Osmani në Facebook./teve1.info/