BBV

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Zvicër, ka takuar mërgatën në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

Presidentja ka thënë se ata na bëjnë ‘’jashtëzakonisht krenar me sukseset dhe të arriturat’’.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të Ngjashme