Lajme

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Gjatë këtij takimi të dy palët kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi se linjëzimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik.

Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dhe për agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës./teve1.info/

Të Ngjashme