Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Osmani e Prattipati kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.
Në këtë kontekst, Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./teve1.info/
