Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Të dy palët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.
Ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.
“Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”, ka shkruar presidentja./teve1.info/
