Lajme

Osmani thotë se kishte takim produktiv me kryeministrin e Finlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Budapest ka zhvilluar “takim produktiv” me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo.

Në një postim në Facebook, ajo tha se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë. Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar Osmani.