Lajme

Osmani thotë se me Bettel diskutuan për prioritetet e përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ajo ka thënë se në takim kanë diskutuar për prioritetet e përbashkëta dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, për t`i diskutuar prioritetet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar ajo.

Bettel ka takuar edhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve./teve1.info/