Lajme

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryetaren posa zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Ajo në urimin e saj ka thënë se Kuvendi është themeli i demokracisë, ku ka bërë thirrje për bashkëpunim në interes të Republikës.

Osmani ka uruar që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore.

“Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike. Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore”, ka shkruar Osmani./teve1.info/

Të Ngjashme