
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarëve ortodoksë Krishtlindjen.
E para e vendit ka thënë se në këtë ditë besimtarët ortodoksë të kenë paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre.
Ajo tha se kjo festë kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën.
“Presidentja Vjosa Osmani uron Krishtlindjen ortodokse. Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre. Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka shkruar Osmani.
Ndërsa, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka uruar besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve.
Konjufca tha se në këtë ditë feste të mbizotërojë mirësia, tolerance, solidariteti dhe përkushtimi ndaj të mirës për njëri-tjetrin.
“Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes”, shkroi Konjufca./teve1.info/