LifeStyle

Osteoporoza dhe brishtësia e kockave; Pse gratë janë më të ekspozuara dhe si të jeni gjithmonë në formë

Përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe të qenit aktiv dhe të shëndetshëm është dëshira e të gjithëve, por që t’i gëzojmë ato, shpesh harrojmë një detaj të rëndësishëm, parandalimin.

Konsultat e herë pas herëshme dhe ekzaminimi në kohë, ka një ndikim të madh në shëndetin e gjithësecilit. Dhe nëse do të flasim për një problem shumë të zakonshëm te njerëzit, është osteoporoza dhe brishtësia e kockave.

Gratë janë më të ekspozuara
Megjithëse miratimi i një terapie adekuate mund ta zvogëlojë këtë rrezik me 65%, në fakt problemi i nëntrajtimit është një realitet, veçanërisht nëse flasim për gratë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për gratë në vendin tonë, por përgjithësisht në të gjithë Europën, numri i tyre është më i lartë se i burrave. Këshillimi i hershëm me mjekët dhe nisja e trajtimit që në fillim të shfaqjes së brishtësisë së kockave mund të shpëtojë jetëgjatësinë e shëndetit të tyre.

Parandalimi
Ka dy lloje të parandalimit; Primar, që ka të bëjë me grupin e zakoneve që reduktojnë rrezikun e brishtësisë së kockave te njerëzit dhe dytësor, që merret me trajtimin e pacientëve të cilët tashmë kanë pasur një frakturë, me qëllim që të shmangin një episod të ri.
Për parandalimin e frakturave të brishtësisë duhet një kujdesje maksimale për stilin e jetesës dhe ushqyerjes duke filluar që nga mosha e hershme. Ecja çdo ditë është një ushtrim i rëndësishëm që nuk duhet ti mungojë rutinës tonë, për ti mbajtur ato sa më të shëndetshme.

Ajo që ekspertët e shëndetit paralajmërojnë është se ata që kanë pasur një frakturë brishtësie duhet ti kushtojnë shumë vëmendje, pasi kanë një rrezik të madh për të marrë një tjetër brenda dy viteve.

Poll




Osteoporoza dhe brishtësia e kockave; Pse gratë janë më