Organizata e Veteranëve të UÇK-së, reagoi ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pas mbylljes së rastit më nuk i lejohet Prokurorisë të dorëzojë materiale të reja.
“Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë.
Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato “njoftime” e jo “prova” përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces”.
Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tonë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm.
Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
