Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të fuqishëm ndaj përmbajtjes dhe gjuhës së përdorur nga Prokuroria në fjalët përmbyllëse në Dhomat e Specializuara në Hagë.
OVL – UÇK vlerëson se pretendimet e Prokurorisë, përfshirë etiketimin e udhëheqjes së UÇK-së si pjesë e një të ashtuquajture “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, përbëjnë një përpjekje të papranueshme për kriminalizimin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe për rishkrimin e historisë.
“Pretendime të tilla janë një tentativë e drejtpërdrejtë për të njollosur luftën tonë çlirimtare dhe për të deformuar të vërtetën historike të rezistencës së drejtë të popullit të Kosovës,” thuhet në reagimin e OVL UÇK./teve1.info/
