LifeStyle

Ozempic dhe Mounjaro ulin rrezikun për këta lloje kancerësh

Studime të shumta që po zhvillohen në lidhje me medikamente të tilla si Ozempic dhe Mounjaro, të zhvilluara fillimisht për diabetin dhe më pas të miratuara për obezitetin, kanë përfitime që shkojnë përtej këtyre kushteve. Ato përfshijnë një rrezik më të ulët të 10 llojeve të kancerit, mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe veshkave dhe reduktimin e inflamacionit sistemik.

Një studim i kohëve të fundit në JAMA Network Open, është i pari që sugjeron se edhe mbrojtja nga disa lloje kanceri mund të jetë ndër mënyrat se si këto barna mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit. Njerëzit obezë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të 13 llojeve të kancerit, dhe hulumtimi i ri zbuloi një rrezik të reduktuar për 10 prej këtyre kacerëve te pacientët me diabet të tipit 2, të cilëve u ishte dhënë në përdorim edhe një ilaç agonist GLP-1, krahasuar me vetëm insulinën.       

Studimi JAMA analizoi të dhënat shëndetësore të 113 milionë njerëzve nga 50 shtetet dhe krahasoi rrezikun e kancerit gjatë 15 viteve me 1.65 milionë pacientë që kishin diabet të tipit 2. Studiuesit u fokusuan vetëm te pacientët me diabet të tipit 2, sepse recetat e tyre u gjurmuan gjatë vitit 2018, kur ilaçet GLP-1 ishin ende të miratuara vetëm për diabetin, shpjegoi Lindsey Wang student në Universitetin Case Western Reserve. Ata krahasuan pacientët që përdornin vetëm insulinën me ata që ju rekomandua të merrnin edhe agonist GLP-1 dhe këta të fundit kishin një rrezik 65 për qind më të ulët të kancerit të fshikëzës së tëmthit dhe 62 për qind më të ulët rrezikun e një tumori të sistemit nervor qendror të quajtur meningioma. 

U pa gjithashtu një rrezik i reduktuar për kancerin e stomakut, por nuk treguan ndonjë ndryshim në rrezikun për kancerin e tiroides ose për kancerin e gjirit pas menopauzës.