Injeksione Ozempic false janë identifikuar në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“Nuk ka asnjë provë se ndonjë injeksion i falsifikuar iu është shpërndarë pacientëve nga farmacitë legale dhe nuk ka raportime për dëmtim të pacientëve në lidhje me ilaçin e falsifikuar”, tha EMA në një deklaratë të mërkurën.
Ozempic, i shitur nga kompania farmaceutike daneze Novo Nordisk, u bë shumë i njohur pasi u lidh me humbjen e peshës.
Aktualisht është i autorizuar në BE për trajtimin e diabetit të tipit 2, por ka pasur raporte se është përshkruar “off label” për humbje peshe.
Përbërësi kryesor i tij është semiglutide, i cili përdoret gjithashtu në ilaçin Ëegovy, i cili mund të përdoret për trajtimin e obezitetit.
/tiranapost