LifeStyle

Pa kimikate, 4 truke super të thjeshta që do ju ndihmojnë për zbardhimin e rrobave

Meqenëse disa produkte kimike, edhe nëse i zbardhin veshjet tona mund t’i dëmtojnë ato, është mirë të përdorim alternativa natyrale që na ndihmojnë të ruajmë ose rikuperojmë ngjyrën origjinale të pëlhurave dhe veshjeve pa i shkatërruar.

Një nga defektet kryesore të rrobave të bardha është se me kalimin e kohës ato marrin një ngjyrë të verdhë që i bën të duken të vjetra. Edhe pse shumë i preferojnë sepse përshtaten lehtësisht me ngjyra të tjera dhe për shkak se janë të përshtatshme për çdo stil, duhet të dini si t’i lani në mënyrë që të qëndrojnë mirë për shumë kohë.

Ndaj mbani me kujdes shënim këto 4 zbardhues natyralë.

1.Sodë buke

Bikarbonati i natriumit është një produkt natyral që përdoret për pastrim për shumë vite. Vetitë e tij zbardhuese, antibakteriale e bëjnë më të lehtë eliminimin e papastërtive dhe djersës ose njollave ushqimore.
Shtoni një sasi të sodës në një legen me ujë, në varësi të sasisë së ujit dhe zhytini rrobat në të për 30 ose 40 minuta. Më pas lajini si zakonisht me detergjent, shpëlajini dhe më pas vendosini për t’u tharë në diell. Përsëriteni këtë proces sa herë e shihni të nevojshme.

2. Limon

Lëngu i freskët i limonit është një nga agjentët zbardhues më të rekomanduar për të ruajtur më mirë bardhësinë e rrobave. Shtrydhni lëngun e disa limonëve dhe derdheni në një legen, së bashku me ujë të ngrohtë. Më pas, lagni rrobat që dëshironi të zbardhni dhe lërini të veprojnë për 40 minuta. Lajini si zakonisht dhe lërini të thahen në diell.

3. Kripë

Kripa e tryezës mund të jetë një plotësues i shkëlqyer për të hequr papastërtitë që ndryshojnë nuancën e rrobave të bardha. Hidhni 3 ose 4 lugë kripë në një legen me ujë dhe zhytni sendet e bardha për 2 ose 3 orë. Pas kësaj kohe, shpëlajini dhe lërini të thahen në diell. Ndërsa për të eliminuar njollat ​​e djersës në sqetull ose në qafë, fërkojeni kripën direkt në rroba dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

4. Uthull molle

Uthulla e bardhë është një nga produktet që nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpi, pasi është një nga zgjidhjet më të mira të pastrimit ekologjik. Përzieni uthullën e mollës me detergjentin kur vendosni rrobat në lavatriçe, lajini si zakonisht dhe thajini në diell.
Nëse dëshironi, uthullën mund ta aplikoni direkt në rroba të bardha dhe ta lini të veprojë për 30 minuta.