ShowBizzz

“Pa lek ishe si 60 vjeç”- Luizi ia kthen përgjigjen ne të njëjtën monedhë ndjekësit

Luiz Ejlli njihet për batutat e tij dhe që nuk ta përton aspak kur njerëzit tentojnë ta tallin.

Ashtu siç e tregoi edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” që ironinë e kishte një ndër pikat më të forta, të njëjtën e gjë e ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë.

Teksa së fundmi ka postuar dy foto, një nga komentuesit e ka fyer duke i shkruar:

“Ca të bën leku që të zbukuron. Kur qe pa lek ishte si 60 vjec”.

Ndërsa Luizi ia ka kthyer përgjigjen në të njëjtën mënyrë ndjekësit.

“E sigurte eshte qe ty s’te ben derman as leku”, shkruan Luizi.