Opinionisti Rrahman Paçarizi ka folur për periudhën e luftës në Kosovë.
Ai u shpreh se ishte viti 1999, kur Kosova e kuptoi që e gjithë bota ishte bërë me neve.
“Ne ishim mësuar për dekada të tëra, edhe nën ndikimin e komunizmit, me mendu sikur krejt Evropa, apo krejt bota është armike e jona, për një arsye të caktuar, ne nuk e kemi ditur, krejt na kishin inati.
Në 99-tën ne e kemi pa që krejt bota është bë me neve. Ne e kemi fitu aleat Amerikën, Britaninë, Gjermaninë, madje edhe Francën e Italinë”, tha ai.
