4
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e UÇK-së me nga 45 vite burg secilin.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli e ka cilësuar këtë kërkesë si një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë.
“Kërkesa e prokurores për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së paraqet një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë. Një kërkesë e tillë rrezikon të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit dhe besimin publik në vendimmarrje të drejtë”, shkroi Pacolli.
Sipastij, lufta çlirimtare e popullit të Kosovës duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj historik dhe politik.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë një realitet historik dhe politik që duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj të plotë.Drejtësia gjegjesishte kerkesa per nje denim eventual duhet të mbështetet në prova të qarta, në përgjegjësi individuale dhe në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të normave e standardeve universal. Çdo devijim nga këto parime e largon procesin nga thelbi i drejtësisë. Për këtë arsye, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon ta bëjë këtë tribunal të perceptohet si i pabesueshëm dhe i njëanshëm, duke mos shërbyer në interes të zbardhjes së tragjedisë reale që ndodhi në Kosovë”, shkroi Pacolli në Facebook./Klankosova.tv
