Gjatë seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari Granit Plava ka lëshuar dëshmi tronditëse, duke pretenduar se Naim Murseli e kishte siguruar për mbrojtje përmes emrave të lartë shtetërorë.
Plava deklaroi para trupit gjykues se Murseli i kishte thënë se për rastin ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli, duke i premtuar se falë këtij pushteti, ai nuk do të qëndronte në burg më shumë se dy vjet.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-presidentit Pacolli, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime me indinjatë.
“Njerëz të çmendur, shumë të çmendur”, ka thënë Pacolli për Tëvë1, duke u distancuar plotësisht nga thëniet e të akuzuarit.
Plava para trupit gjykues dha detaje lidhur me marrëveshjen që kishte pasur me Murselin, për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka pretenduar se
“Naimi më ka thënë ta kryej vrasjen. E kam pyetur kush është viktima, por nuk më ka treguar. Para ngjarjes, të paktën 7-8 herë jemi takuar për t’u marrë vesh. Ai më ka thënë se unë duhet ta marr përsipër. “Nuk të lë më shumë se 2 vjet në burg. Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli e di.”, ka deklaruar ai.
“Më ka ofruar punë me pagë 1.300 euro dhe veturë. Unë nuk e di kush ka qenë që ta kryejë rastin, në mënyrë që unë të marr përgjegjësi. Të nesërmen kam kuptuar që viktima ishte edhe gruaja e tij. Ai gjithmonë ka thënë se është shkine ose boshnjake”, tha më tej ai.
“Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli më ka thënë se është në dijeni për këtë rast. Më ka ofruar punë me pagë 1.800 euro dhe veturë. Unë nuk e di kush ka qenë që ta kryejë rastin, në mënyrë që unë të marr përgjegjësi. Të nesërmen kam kuptuar se viktima ishte edhe gruaja e tij. Ai gjithmonë ka thënë se është shkine ose boshnjake”.
“Para ditës kritike, Naimi më tha të mos flas me askënd. Më ka dhënë 300–400 euro, gjithashtu edhe Kushtrimit. Atë ditë, në Prishtinë, më ka sjellë Kushtrimi”, shtoi më tej ai.
Krahas punës së ofruar, Plava pretendon se Murseli i kishte thënë që do t’i japë 250 mijë euro nëse kalon dy vite në burg.
Për krejt këto ka ndërhyrë Naim Murseli, duke i thënë “mos rrej”. Më pas, ka ndërhyrë policia.
